Jordyn Woods thotë se ishte e ngacmuar nga tërë bota për skandalin me Tristan Thompson

Mediale Vip

Jordyn Woods thotë se ishte e ngacmuar nga tërë bota për skandalin me Tristan Thompson

Më: 24 prill 2019 Në ora: 13:50
Jordyn Woods

Ylli televiziv, Jordyn Woods, para disa jave ishte e përfshirë në skandalin me Tristan Thompson.

Woods thuhet se ka pasur aferë dashurie me Thompson pas një ndeje.

Sipas People, Jordyn ka thënë se e gjithë bota e ka ngacmuar dhe e ka shqetësuar atë për këtë qështje.

“Motra ime e vogël u keqtrajtua në shkollë dhe unë u mundova t’i tregoj që mua e gjithë bota më ka ngacmuar rreth çështjes Kardashian-Thompson, por unë kam vazhduar përsëri jetën”, tha Ëoods sipas People.

Woods nga ky skandal nuk fol më me shoqen e ngushtë Kylie Jenner dhe familjen e Kardashian, kjo pasi Thompson ishte i dashuri i Khloe Kardashian.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat