Nga Kuvendi në maternitet, deputetja bëhet nënë për herë të dytë

Mediale Vip

Nga Kuvendi në maternitet, deputetja bëhet nënë për herë të dytë

Më: 24 prill 2019 Në ora: 17:30
Davis

Deputetja e re që erdhi nga listat e LSI-së, Elda Hoti i është dashur që ta lërë politikën për pak javë dhe ti kushtohet jetës së saj familjare. Shkak është bërë ardhja në jetë e fëmijës së dytë, vetëm pak javë pasi ajo zuri vend në Kuvend, duke marrë mandatin e lënë nga Viktor Tushaj.

Elda Hoti ka ndarë lajmin e bukur me publikun me anë të Facebookut, teksa ka bërë të ditur se është bërë nënë e një djali, të cilin e ka quajtur Davis.

Deputetja ka ndarë ndjesitë e para publikisht duke i falënderuar të gjithë për urimet. “Lumturi, dashuri, energji për shpirtin tim, Davis zemra ime! Faleminderit të gjithëve, për urimet e bukura që më keni bërë! Zoti ju bekoftë”, – ka shkruar ajo përkrah fotove të vogëlushit.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat