Melinda i kërkon falje Taynas, pas debatit që ngriti Ledri

Mediale Vip

Melinda i kërkon falje Taynas, pas debatit që ngriti Ledri

Më: 25 prill 2019 Në ora: 09:00
Melinda Ademi

Reperja e re, Melinda Ademi ka bërë një postim në rrjetet sociale ku i kërkon falje Taynas

Reperja këtë e ka bërë me anë të një postimi në rrjetet sociale, ku flet për një “Freestyle” që e kishte bërë në një radio, e ku e kishte vargje kundër Taynas.

“I kërkoj falje artistes Tayna për ofendimet në Freestyle-in e fundit. Për shkak të drejtimit që ka marrë repi i femrave mendoj se duhet të ndryshojmë kahjen dhe mos të nxisim urrejtje të gjeneratat e reja”, ka shkruar ajo në këtë postim në InstaStory.

Reagimi i saj vjen pasi që Ledri kishte thënë në një intervistë në njërin prej emisioneve kosovare se tani edhe femrat po shahen me njëra-tjetrën.

“Edhe femrat kanë filluar me u shty me njëra-tjetrën. A po i pëlqen të tjerëve? Askujt. Po shahen. As nuk u ka hije”, ka thënë Ledri rreth dy javë më parë, për të cilën deklaratë Ledri kishte thënë se është keqkuptuar nga mediat.

Ai mandej kishte bërë edhe një sqarim për këtë.

“Më vjen keq që një fjali e imja në “NIN” është keqkuptuar edhe pse unë as me këngët e mia nuk i ofendoj jo vetëm reperet, por askënd nga gjinia femërore. Mos me mendue që femrat nuk bejnë rep të mirë, nuk do të kisha bërë këngë me Tayna-n. Unë e kisha për fjalorin që përdoret, po më pengon që edhe femrat e kanë marrë atë zanat të keq të përdorimit të sharjeve si na. E di që munden me ba reptura shumë më të mira pa pas nevojë me sha, se fjalorin e kemi shumë të pasur. Ne na dëgjojnë edhe fëmijët dhe familjet e tyre, prandaj po e them këtë gjë. Ju që po e ngrini këtë pluhur kthehuni dhe shikoni të gjitha tekstet e këngëve të mia dhe pastaj gjykoni”, kishte shkruar Ledir në postimin e tij.

Tani duket se Melinda është penduar për këtë Freestyle kundër Taynas dhe ka dëgjuar Ledrin dhe thotë se do të jetë më e kujdesshme herën tjetër, ku edhe i ka kërkuar falje Taynas. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat