Jennifer Lopez flet për fustanin që e ktheu në ikonë mode

Mediale Vip

Jennifer Lopez flet për fustanin që e ktheu në ikonë mode

Më: 25 prill 2019 Në ora: 09:03
Jennifer Lopez

Jennifer Lopez foli për fustanin e famshëm Versace që e ktheu brenda natës në një ikonë mode

49-vjeçarja realizoi një video për kanalin e saj në YouTube, si pjesë e serive të quajtura “Moments of Fashion.” Lopez u rikthye 19 vite pas, në çmimet Grammy, ku zgjodhi të vishte një fustan Versace me dekolte deri në bel, i cili natyrshëm, kishte nevojë për shumë ngjitës.

“Isha siguruar brenda atij fustani, s’mund të ndodhte asnjë incident,” tha Lopez.

Mesa duket, stilisti i saj s’ishte shumë fans i fustanit, duke marrë parasysh se e kishin veshur dhe personazhe të tjerë para saj. sidoqoftë, J.Lo veshi fustanin dhe nuk e veshi fustani atë.

“Ishte një çmenduri,” thotë Lopez për ndjesinë në tapetin e kuq. “Blicet po shkëlqenin më shumë se zakonisht, më çuditshëm. Kishte një energji ekstreme aty.”

Më vonë, kur u ngjit në skenë për të prezantuar një çmim, publiku e duartrokiti gjatë. “Thjesht vërteton fuqinë që mbart moda në momente të tilla,” vijon Lopez.

“E di që njerëzit tentojnë ta bëjnë modën të panevojshme, por gjëra të tilla u japin njerëzve shpresë. I fal botës një moment të bukur. Një fustan mund të ndryshojë mënyrën si vishen njerëzit për një dekadë. Moda ka një ndikim të paimagjinueshëm.”

Vite më vonë, Lopez dhe ne zbuluam se falë atij fustani u krijua Google Images, sepse njerëzit po e kërkonin si të çmendur.

Këtë qershor, Jennifer Lopez do të nderohet me çmimin Fashion Icon Awards në CFDA Fashion Awards.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat