Menaxheri i Taynas reagon pasi Melinda kërkoj falje

Mediale Vip

Menaxheri i Taynas reagon pasi Melinda kërkoj falje

Më: 25 prill 2019 Në ora: 19:49
Tayna

Pas diss-eve të shumta për njëra-tjetrën në tekstet e këngëve të tyre, reperja Melinda Ademi vendosi t’i japë fund dhe i kërkoi publikisht falje Taynës në një postim në Instastory.

“I kërkoj falje artistes Tayna për ofendimet në freestyle-in e fundit.

Për shkak të drejtimit që ka marrë repi i femrave, mendoj se duhet të ndryshojmë kahjen që mos të nxisim urrejtje te gjeneratat e reja”- shkruante Melinda pranë postimit, duke etiketuar Taynën.

“Prive” ka kontaktuar me menaxherin e Taynës për të marrë një reagim prej saj, mirëpo ai është shprehur se nuk ka vend për reagime dhe Tayna s’ka asgjë për të thënë.

Menaxheri ka rrëfyer se Melinda e ka ofenduar shumë Taynën, ndaj për këtë arsye, fansat e kësaj të fundit i janë kundërpërgjigjur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat