Jonas Brothers reflektojnë ndarjen e tyre dhe ribashkimin e mundshëm

Mediale Vip

Jonas Brothers reflektojnë ndarjen e tyre dhe ribashkimin e mundshëm

Më: 25 prill 2019 Në ora: 22:16
Jonas Brothers

Jonas Brothers janë përzgjedhur si personazhet e kopertinës së revistës Billboard për këtë muaj, ku edhe e kanë dhënë intervistën e tyre në lidhje me historikun e grupit të tyre.

“Të gjithë donim të krijonim diçka për veten dhe po mundoheshim ta shtynim përpara këtë ide. Po kalonim nëpër emocione dhe pa i dhënë zemër punës. Mënyra se si komunikuam me njëri tjetrin nuk ishte e shëndetshme më”, u shpreh Joe.

Ndërkaq, Nick, në lidhje me idenë e ribashkimit të tyre më 2017 tha: “Është një magji ndryshe kur jemi bashkë, që unë nuk e prisja. Kështu që fillova t’i shpërndaj ca këngë të Jonas Brothers në setin tim, por gjithmonë mendoja: “Kjo do të ishte shumë më e mirë me Jonas Brothers”.

“Duket sikur kafshimi i dytë i mollës potencialisht do të jetë edhe më i madh, sepse jemi në një vend të shëndetshëm dhe po e shijojmë rrugëtimin, si dhe mendoj se muzika është një reflektimi i kësaj”, u shpreh Nick.

Pop-rock grupi i vëllezërve Jonas u krijua në vitin 2005, ndërkaq famën e morën nga paraqitjet e tyre në kanalin Disney.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat