Aktorja turke rrezikon burgun

Mediale Vip

Aktorja turke rrezikon burgun

Më: 26 prill 2019 Në ora: 00:14
Deniz Çakir

Deniz Çakir, aktorja e famshme turke, e njohur në Shqipëri si Mejrem te seriali “Familja e Madhe”, rrezikon të dënohet me 6 muaj deri në 1 vit burg.

Ajo akuzohet për “poshtërim publik” të disa grave me mbulesë myslimane. Bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur më 30 Dhjetor të 2018, kur 37-vjeçarja ishte ulur në një lokal në Stamboll dhe po konsumonte alkool. Disa gra që mbanin shami i kishin bërë foto, por kjo gjë nuk i ka pëlqyer Deniz, e cila ka reaguar ndaj tyre.

Ato kanë pretenduar në gjykatë se aktorja i ka ofenduar duke u thënë “me këtë mentalitet ikni në Arabi Saudite ose në Iran, nuk keni vend në Turqi”. Por vetë aktorja thotë të kundërtën. Ajo ka deklaruar se “është e lirë të konsumojë alkool, pasi këtu nuk është Arabi, kjo është Turqia e Ataturkut”.

Prokuroria ka kërkuar që aktorja të dënohet për akuzën “poshtërim publik mbi baza fetare”. 37-vjeçarja, në një dekalaratë për mediat, tha se kurrë nuk ka dashur të diskriminojë askënd.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat