Më krenar se kurrë! Vajza e Stefi Priftit fiton audicionin e rëndësishëm

Mediale Vip

Më krenar se kurrë! Vajza e Stefi Priftit fiton audicionin e rëndësishëm

Më: 26 prill 2019 Në ora: 09:00
Stefi dhe Maria Prifti

Stefi Prifti nuk mund të jetë më krenar se kaq kur zbulon se vajza e tij e madhe Maria ka arritur të fitojë një audicion të rëndësishëm për muzikën operistike në Bern të Zvicrës. Jo vetëm kaq po rezultati i vajzës së artistit korçar ka qenë ekselent duke qenë e vetmja që ka mundur, në mesin e mijëra pjesmarrësve nga e gjithë bota, të marrë këtë përgjigje të shkëlqyer.

“Zemra e babit ti 

Gjithmone kam besuar tek talenti i madh i vajzes time, Maria. Pothuajse te gjithe mesuesit dhe profesoret qe i kane dhene mesim dhe e kane degjuar kane pasur vleresim te larte dhe shpesh here superior! Dua te falenderoj ne vecanti, tenorin dhe profesorin ekselent me te cilin Maria vazhdon te punoje, Josif Gjipali. Por, ne shqiptaret, per tu bindur vertet, duam edhe nje aprovim nderkombetar…! Ja..! Kjo ishte pjesemarja e pare e Marias ne nje kompeticion konkurues, nderkombetar dhe une jam shume i lumtur per kete pergjigje”, shkruan mes emocionesh këngëtari i dashur për publikun shqiptar teksa e mbyll këtë lajm të mrekullueshëm me urimet më të mira që një baba mund të ketë për vajzën e tij.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Lajmi i shumepritur, erdhi! ? Faleminderit Zot ? Para disa ditesh, vajza ime Maria Prifti ishte konkurente ne nje audicion te rendesishem per muziken operistike ne Bern te Zvicres. Ajo fitoi! She win ? Fitoi, ne menyre ekselente (deri tani eshte e vetmja qe ju dha kjo pergjigje), ne nje audicion, ku pjesemaresit jane nga gjithe bota! Zemra e babit ti ❤️ Gjithmone kam besuar tek talenti i madh i vajzes time, Maria. Pothuajse te gjithe mesuesit dhe profesoret qe i kane dhene mesim dhe e kane degjuar kane pasur vleresim te larte dhe shpesh here superior! Dua te falenderoj ne vecanti, tenorin dhe profesorin ekselent me te cilin Maria vazhdon te punoje, Josif Gjipali. Por, ne shqiptaret, per tu bindur vertet, duam edhe nje aprovim nderkombetar...! Ja..! Kjo ishte pjesemarja e pare e Marias ne nje kompeticion konkurues, nderkombetar dhe une jam shume i lumtur per kete pergjigje. Shendet dhe suksese me tej te uron babi ?❤️ #opera #operahouse #suisse #soprano #mariaprifti

A post shared by Stefi Prifti (@stefi_prifti07) on

Maria është vajza e madhe e artistit korçar dhe është e njohur për zërin dhe aftësitë e saj në muzikë. Ajo ka marrë pjesë edhe në festivale në vendin tonë, ndërsa me këtë pjesmarrje në Bern shënoi një sukses të jashtëzakonshëm në karrierën e saj profesionale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat