Më 5 maj do të organizohet "Mini-maratona" 5 kilometërshe.
Afërdita Paqarada dhe Diellza Kolgeci edhe këtë vit organizojnë mini-maratonën.
Në këtë mini-maratonë do të performojë edhe Lumi B dhe Dafina Zeqiri, bashkë DJ Geek dhe DJ Gamble.
Këngëtarja e ka konfirmuar pjesëmarrjen në mini-maratonë përmes një postimi në Instagram.
Për ndryshe, blerja e numrit për të garuar në mini-maratonë kushton 2 euro, ndërsa të gjitha mjetet e mbledhura nga shitja e numrave u dedikohen fëmijëve me autizëm.