Kuq e zi, ngjyrat e preferuara të Bebe Rexhës për paraqitjet publike

Mediale Vip

Kuq e zi, ngjyrat e preferuara të Bebe Rexhës për paraqitjet publike

Më: 26 prill 2019 Në ora: 23:53
Bebe Rexha

Bebe Rexha është një prej artisteve shqiptare që po shënon suksese në arenën ndërkombëtare.

Bebe Rexha është shumë aktive si me projekte muzikore ashtu edhe me koncerte në vende të ndryshme të botës.

Një element që merr shumë vëmendje në paraqitjet e Bebe Rexhës është edhe veshja që ajo aplikon.

Së fundi, Bebe ka udhëtuar nga Amerika në Evropë për koncertet e radhës, ndërsa para performancës që mban sonte, ajo publikoi disa imazhe në rrjete sociale.

Në këto imazhe, këngëtarja u shfaq e veshur kuq e zi, ashtu si në shumë prej paraqitjeve të saj, që dëshmon se është kombinimi i pëlqyer i këngëtares.

Image

Për ndryshe, pas hitit “Last Hurrah”, Bebe Rexha po sjell një këngë të re.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat