Ashpërsohet Melinda, shkaku që Tayna se pranon kërkim faljen e saj

Mediale Vip

Ashpërsohet Melinda, shkaku që Tayna se pranon kërkim faljen e saj

Më: 27 prill 2019 Në ora: 06:48
Melinda Ademi

Reperës Melinda Ademi nuk i ka ardhur aspak mirë që Tayna nuk e ka pranuar kërkim faljen e saj

Kështu së paku jep ajo të kuptohet në një foto dhe një status që ajo ka postuar në rrjetet sociale.

“U përpjeka të jem e mirë dhe ata e morën si dobësi, me duhet ta kthej përsëri bishën brenda vetës, kjo është e vetmja gjuhë që ata e kuptojnë”, ka shkruar këngëtarja.

Reagimi i këngëtares vjen pasi që ajo dy netë më parë kishte postuar në InstaStory një status ku i kërkonte falje Taynas.

“I kërkoj falje artistes Tayna për ofendimet në feestyle-in e fundit. Për shkak të drejtimit që ka marrë rap-i i femrave, mendoj se duhet ta ndryshojmë kahjen dhe të mos nxisim urrejtje te gjeneratat e reja”, kishte shkruar ajo.

Por, menaxhmenti i Taynas kishte shkruar se ata nuk kanë se pse ta pranojnë këtë falje derisa kishin thënë se ofendimet e Melindës janë të vështira për t’u kapërdirë.

Tërë ky debat në mes të dy repereve filloj kur pas një interviste të Ledri Vulës i cili kishte thënë se femrat po shahen në këngë dhe se kjo “nuk ju ka hije atyre”.

E derisa inati i kishte kaluar Melindës dhe ajo kishte kërkuar falje, kjo nuk vlen për Taynan e cila duket se nuk dëshiron që ta fal kolegen e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat