Befasi, Rita Ora në festivalin Sunny Hill të Dua Lipës?

Mediale Vip

Befasi, Rita Ora në festivalin Sunny Hill të Dua Lipës?

Më: 27 prill 2019 Në ora: 06:52
Dua Lipa

Rita Ora dhe Dua Lipa janë përfolur shpesh për marrëdhëniet e tyre, që sipas mediave jo vetëm vendore por edhe ndërkombëtare, nuk flasin me njëra tjetrën. Por, si duket ato presin ta shkrinë “akullin” gjatë verës, ku besohet se Rita është ftuar për të kënduar në festivalin Sunny Hill

Raportet në mes të dy këngëtarëve kosovare më të famshme në botë, Rita Ora dhe Dua Lipa janë cilësuar si jo të mira, derisa për to disa herë është raportuar nëpër mediat britanike.

Fillimisht, sipas gazetës The Sun grindja kishte filluar kur Dua Lipa ishte bërë fytyrë mediale e kompanisë së famshme të veshjeve sportive Adidas në Britani. Kjo gjë ishte konsideruar një mollë sherri në raportet e dy këngëtarëve.

Por, më vonë doli që ato kanë edhe probleme të tjera me njëra-tjetrën, edhe pse Dua e kishte mohuar këtë duke thënë se dy familjet e tyre e njohin shumë mirë njëra tjetrën.

E duket se do të jenë pikërisht familjet e këtyre dy këngëtarëve që do ti bashkojnë ato.

Një burim i Express ka thënë se babai i Dua Lipës, Dukagjin Lipa, është takuar në lokalin e Besnik Sahatçiut, babai i Rita Orës të mërkurën ku e kanë diskutuar që Rita të merr pjesë në festivalin Sunny Hill që do të organizohet këtë verë në Prishtinë.

“Babai i Dua Lipës, Dukagjini ka folur për një kohë të gjatë me babin e Ritës, Besnikun në lokalin e tij ku ai ka diskutuar mundësinë se si të merr pjesë Rita në festivalin Sunnyhill”, ka thënë ky burim i cili ka qenë shumë afër me dy baballarët, ku në të njëjtën kohë janë transmetuar edhe dy ndeshjet e Premier Ligës, derbi Manchester United-Manchester City dhe ndeshja tjetër Wolverhampton-Arsenal.

Sipas të njëjtit burim, Dukagjini është pajtuar që si kryesore në këtë festival të jetë Rita Ora, derisa Besniku i ka thënë atij se për këtë së pari duhet të pajtohet menaxhmenti i Rita Orës.

Ende nuk dihet se a do të jetë Rita apo ndonjë fytyrë tjetër botërore në festival.

Një burim tjetër i ka thënë medias se në tavolinë është edhe emri i DJ’it të njohur botërorë Calvin Harris, i cili më parë ka qenë edhe i dashuri i Rita Orës.

Ai pati një sukses të madh bashkë me Duan me këngën “One Kiss”, derisa ky sukses kulmoi me marrjen e një Grammy dhe një Brit Awards fillimin e këtij viti.

Nëse Calvin do të dështon, emra të tjerë që po përflitet është edhe emri i Post Malone por edhe emri i këngëtares tjetër shqiptare, Bebe Rexha.

Ndryshe, sivjet pritet që të mbahet edicioni i tretë i Sunny Hill Festival në Prishtinë, paratë nga i cili festival i dedikohen fondacionit me të njëjtin emër.

Ndryshe, ky është njëri prej festivaleve më të mëdha të muzikës në Kosovë, derisa sivjet ai pritet të mbahet me datat 2, 3 dhe 4 gusht.

Sipas statistikave të vitit të kaluar në Sunny Hill Festival është shikuar nga rreth 50 000 njerëz për tri ditë rresht, kurse pritjet për sivjet janë që ky numër të rritet më shumë.

Vitin e kaluar në festival morën pjesë emra të njohur të muzikës, ku pos Dua Lipës aty ishin edhe dy reperët kosovarë që jetojnë në Amerikë, Action Bronson dhe Gashi. Kurse nata kulmoi me paraqitjen e Martin Garrix, njërit prej DJ’ve më të njohur të muzikës elektronike.

“Me edicionin e parë të Sunny Hill, ne i kemi tejkaluar të gjitha pritjet tona. Këtë vit, festivali do të jetë edhe më madhështor, dhe ne sërish do të jemi në qendër të vëmendjes në Evropë. Të gjitha përgatitjet janë duke u bërë që kjo të jetë ngjarja kryesore e muzikës, artit dhe kulturës në gjithë Evropën Juglindore dhe përtej” kishte thënë Dukagjin Lipa, themelues dhe udhëheqës i festivalit.

Ndërkohë në një komunikatë për shtyp të lëshuar disa javë më parë, Lipa kishte thënë se shpejt pritet që edhe të zyrtarizohen emrat e parë se kush do të këndojë sivjet.

“Shumë shpejtë do t’i bëjmë zyrtar edhe emrat e parë të festivalit, performuesit kryesor të mbrëmjeve. Këtë vit, për të parën herë në vendin tonë, do të kemi fitues të çmimeve Grammy e Brits në Prishtinë. Ka edhe shumë lajme të tjera ekskluzive që do të vijnë në ditët në vijim” ka thënë Lipa.

Ndërkohë, sipas të njëjtës komunikatë, grupi i parë i biletave për Sunny Hill Festival 2019 pritet të dal në shitje në mes të muajit prill. Dhe sërish, pjesëmarrësit do ta kenë mundësinë që për çmimet më të volitshme në rajon t’i shohin disa nga artistët më të mëdhenj të skenës botërore të muzikës. 

Edicioni i parë i Sunny Hill Festival ka bërë bujë të madhe në mediat ndërkombëtare, duke marrë ballinat e Neë York Times, The Guardian, Vogue, MTV, BBC, Reuters, New Musical dhe dhjetëra media tjera me peshë. Rreth Sunny Hill Festival është folur edhe në mediat e vendeve që nuk e kanë njohur Kosovën, sikurse Brazili, Spanja dhe shumë vende të tjera. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat