Reperi i njohur publikon videon emocionale nga takimi me babanë e tij pas 23 vitesh - Bota Sot
Reperi i njohur publikon videon emocionale nga takimi me babanë e tij pas 23 vitesh

Mediale Vip

Reperi i njohur publikon videon emocionale nga takimi me babanë e tij pas 23 vitesh

Më: 27 prill 2019 Në ora: 08:45
Pamje nga video

Synimi i Offset ishte i qartë dëshironte takimin me babanë e tij që nuk e shihte qysh nga mosha 4 vjeçare.

Rep-artisti nga labeli Migos bëri ribashkimin e tij me të atin moment ky që u kap nga kamerat dhe u publikua në rrjete sociale.

 

Në videon e publikuar nga Offset në Instagram reperi shkruan “ Endërra u realizu u takova me babain tim pas 23 vitesh!!!! Dhe unë ende e dua. E kaluara është e kaluar, e tanishmja është gjithçka që duhet mbështetur, në cilën do formë ne nuk jemi të përkryer. Të dua baba, pa marrë parasysh se çfarë.

Video është xhiruar në një lokacion të pa identifikuar ku reperi shihet duke u përqafuar me babanë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...