Udhëtuan në Greqi, Beatrixit dhe Albanit u ndodhi e papritura

Mediale Vip

Udhëtuan në Greqi, Beatrixit dhe Albanit u ndodhi e papritura

Më: 28 prill 2019 Në ora: 09:13
Beatrix dhe Alban Ramosaj

Beatrix dhe Alban Ramosajt u ndodhi ajo që nuk e kishin pritur posa shkuan në Greqi.

Beatrixit dhe Albanit ua kanë thyer xhamat e veturës dhe ua vodhën pasaportat dhe gjësendet e tjera që kishin në veturë.

Ata kishin mbetur të habitur me faktin se si policia nuk vinte në vendngjarje ani pse e kishin lajmëruar menjëherë.

Image

“Ok para se te gjykoni qe si mund te hedh nie gje te tille ne Instagram..eshte hera e pare qe ndodh dicka e tille. Na vodhen pasaportat dhe disa dokumente tjera.. nuk kemi njeri ne kte qytet dhe policia ka mbi nje ore e gjysem qe “eshte rruges”. Thua te jete ngaqe jemi Shqiptarë? Thua ta ken bere se kane pare targat shqiptare? Apo e bejne shpesh kte gje ketu. C’mikpritje”, ka shkruar Albani.

Ndërsa, Beatrixi e mllefosur nga e gjithë kjo shkruan “Hera e parë më Greqi dhe ata thyen veturën tonë dhe vodhën pasaportat tona, dokumentat e veturës dhe disa gjëra të tjera. Ne e thirrëm policinë dhe askush nuk duket ende këtu. Çfarë të bëjmë?”. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat