Meghan mbështet më shumë se kurrë Kate pas thashethemeve të tradhtisë së Princ William

Mediale Vip

Meghan mbështet më shumë se kurrë Kate pas thashethemeve të tradhtisë së Princ William

Më: 28 prill 2019 Në ora: 16:06
Familja mbretërore

Meghan Markle nuk i ka lejuar thashethemet se Princ William ka tradhëtuar Kate Middleton, të ndikojnë në marrëdhënien mes tyre. Madje dukesha e Sussex i ka qëndruar pranë Kate edhe pse është në ditët e fundit të shtatzënisë. Ajo ka qenë një mbështetje e madhe për të, në ditët kur kudo në rrjet kanë qarkulluar lajmet e bujshme se princi e ka tradhtuar.

Burime pranë ‘Hollywoodlife’, kanë treguar se marrëdhënia midis Middleton dhe Markle është më e afërt se më parë dhe se çdo konflikt i tyre i mëparshëm ka mbetur në të shkuarën.

Kujtojmë se për shumë kohë ka pasur spekulime të ndryshme se marrëdhënia midis dukeshave ka qenë tepër e tensionuar, megjithatë duket se çdo gjë ka kaluar tashmë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat