Nuk pranoi faljen, Melinda paralajmëron Taynën

Mediale Vip

Nuk pranoi faljen, Melinda paralajmëron Taynën

Më: 29 prill 2019 Në ora: 08:19
Tayna dhe Melinda

Dy prej repereve më të talentuara dhe më të famshme në Shqipëri janë Tayna dhe Melinda Ademi, të cilat kanë disa kohë që thumbojnë njëra-tjetrën nëpërmjet projekteve muzikore.

Ishte Melinda ajo që hodhi hapin e parë për t’i dhënë fund kësaj duke i kërkuar falje Taynës për dissin që bëri. E vetmja përgjigje që mori nga rivalja ishte një video në Instastory, ku Tayna po shijonte ritmet e këngës “Shko n’rs” nga Adelina Ismaili.

Fakti që Tayna nuk e pranoi faljen bëri që Melinda të reagojë dhe t’i tregojë se nuk do i japë fund kësaj cështjeje.

“Provova të jem e mirë por ata ma morën për dobësi. Më duhet ta sjellë bishën prapë në lojë, kjo është e vetmja gjuhë që ata kuptojnë”, shkruajti reperja në Instagram.

Nuk dihet ende si do përfundojë kjo betejë mes repereve.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat