Halle Berry thyen brinjët gjatë xhirimeve

Mediale Vip

Halle Berry thyen brinjët gjatë xhirimeve

Më: 29 prill 2019 Në ora: 11:23
Halle Berry

Halle Berry ka thyer tre brinjë gjatë xhirimeve të filmit 'John Wick: Chapter 3 - Parabellum'.

Aktorja bëri aq shumë prova përpara se të xhironte skenat aktuale, saqë pësoi lëndime të rënda.

Aktorja e Oskar luan përkrah Keanu Reeves, në rolin e Sofias.

Duke folur për vështirësitë e xhirimeve, ajo tha për Extra: "Theva tre brinjë kur po përgatitesha për John Wick."

Megjithëse kishte nevojë për kujdes mjekësor, Halle duket krenare për plagët që mori pasi i përshkroi si 'simbol nderi'.

"Nuk e dimë sesi ndodhi. Punova disa kohë me brinjët e thyera derisa nuk munda më,"-tha 52-vjeçarja. "Ishin orë e orë të tera trajnimi për realizimin e skenave. Bënim stërvitje me armë, trajnimin e qenve."

Kjo është hera e parë që Halle del në serinë e John Wick.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat