Ava Max thotë se këngët kushtuar pirjes dhe ndejave nuk kanë kuptim

Mediale Vip

Ava Max thotë se këngët kushtuar pirjes dhe ndejave nuk kanë kuptim

Më: 29 prill 2019 Në ora: 17:27
Ava Max

Ajo është këngëtarja që u krahasua me Katy Perry pas hitit të saj “Sweet But Psycho”.

Por shqiptarja Ava Max, ka treguar se është ndryshe nga këngëtarja amerikane pasi nuk i pëlqen të shkruajë tekste rreth stilit të jetës apo ndejva dhe nuk ka përdorur alkool që një vit.

“Pirja dhe argëtimi kurrë nuk kanë qenë në tekstet e mija. Nuk ka shumë kuptim prapa tyre”, tha ajo në një intervistë së fundmi.

25 vjeçarja e njohur për flokët e saj unike, foli për preferencat e saj të këngëve.

“Ndonjëherë është e këndshme kur ju festoni dhe dëgjoni ato këngë, por nuk kanë shumë kuptim. Dua të ketë kuptim një këngë e këndshme, gjë që është e vështirë për t’u bërë”.

Ava ende nuk e ka publikuar albumin e saj të parë por ka premtuar të ndajë muzikën e saj me fansat gjatë këtij viti.

“Mezi po pres të ndajë gjithë muzikën time që kam punuar me ju”.

Sweet But Psycho është transmetuar më shumë se 750 miliardë herë në mbarë botën dhe ka fituar statusin e Double Platinum për shitjet e saj në Australi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat