Vjehërr e re po vijnë me këngë bashkë

Mediale Vip

Vjehërr e re po vijnë me këngë bashkë

Më: 30 prill 2019 Në ora: 15:58
Shyhrete Behluli dhe Learta Jakupi

Shyhrete Behluli tani po sjell bashkëpunim me nusen e saj.

Këngëtarja e mirënjohur, Shyhrete Behluli është ndër këngëtaret më të dashura të zhanrit popullor.

Këngëtarja ka fansa të shumtë të të gjitha moshave, e ata me shumë dashuri e përcjellin punën e saj.

Përveç saj që njihet si këngëtare e shquar, edhe reja e saj, Learta Jakupi ka talent për muzikë.

Madje, së fundi ajo ka organizuar koncertin e saj solistik.

Fansat ka kohë që kanë shprehur dëshirën për një bashkëpunim të mundshëm mes vjehrrës dhe resë, e me gjasë kjo dëshirë e fansave po realizohet.

Kjo së paku po kuptohet nga një storie që e ka publikuar në Instagram Njomza, vajza e Shyhretes, ku shihen Shyhretja dhe Learta me veshje kombëtare.

“Diçka e re po vjen”, ka shkruar ajo, por nuk ka treguar detaje të tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat