John Mayer apo Leonardo DiCaprio? Kourtney Kardashian nuk di kë të zgjedhë

Mediale Vip

John Mayer apo Leonardo DiCaprio? Kourtney Kardashian nuk di kë të zgjedhë

Më: 30 prill 2019 Në ora: 17:02
John Mayer, Kourtney Kardashian, Leonardo DiCaprio

Kourtney Kardashian është beqare dhe gati për të nisur një lidhje të re dashurie. Ylli i "KUWTK" ishte e ftuar të hënën në emisionin "Ellen" ku u bë pjesë një loje që duhet të zgjidhte vetëm njërin prej meshkujve.

Mes emrave Post Malone, Trevor Noah, Shawn Mendes, Lewis Hamilton, Zac Efron dhe Michael B. Jordan, Kourtney zgjodhi të shkonte gjithmonë me John Mayer.

Loja u bllokua kur u bë pjesë aktori i famshëm, Leonardo DiCaprio. 40-vjeçarja nuk arriti të bënte një zgjedhje, prandaj tha duke qeshur: "A mund ti marr të dy?"

Mayer dhe Kardashian u përfolën më parë për një lidhje dashurie, por e përgënjeshtruan duke thënë se janë thjesht miq. Kourtney ka tre fëmijë me Scott Disick. Pas ndarjes nga ai, ylli pati romanca me Younes Bendjima dhe Luka Sabbat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat