Këngëtarja e njohur rrëfen se ka bërë disa aborte, të parin që kur ishte 17 vjeç

Mediale Vip

Këngëtarja e njohur rrëfen se ka bërë disa aborte, të parin që kur ishte 17 vjeç

Më: 30 prill 2019 Në ora: 17:52
Ilustrim

Këngëtarja e njohur Pink ka pranuar se në moshën 17 vjeçare ka kaluar një abort.  39 vjeçarja tregoi se asokohe u ndje sikur trupi dhe zemra “iu thye” , teksa shtoi se kështu ndihet sa herë kujton atë episod.

Pink pohoi se pas abortit kishte filluar ta urrente trupin e saj dhe iu deshën shumë vite terapi për të pranuar veten e saj ashtu siç ishte.

“Arsyeja që e thashë këtë është sepse unë kam pasur gjithnjë një trup shumë të fortë, por në të vërtetë në moshën 17 vjeçare kam pasur një abort (spontan). Dhe unë do ta mbaja atë fëmijë,e kisha vendosur”, u shpreh Pink.

Ylli i muzikës nuk e la me kaq, por zbuloi se kishte kaluar edhe aborte të tjera, ndjesitë e të cilave i ka kanalizuar shpeshherë në këngët e saj. Ajo iu bëri thirrje grave të mos dorëzohen asnjëherë, duke iu thënë se rasti i saj tregon se pavarësisht vështirësive, ato mund t’ia dalin. Pink është nënë e dy djemve të shëndetshëm, Jameson 2 vjeçar dhe Willow 7 vjeç.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat