Roza Lati flet për VIP-at shqiptarë: Mosmirënjohës…

Mediale Vip

Roza Lati flet për VIP-at shqiptarë: Mosmirënjohës…

Më: 1 maj 2019 Në ora: 12:39
Roza Lati

Roza Lati është kthyer shumë shpejt në një ndër personazhet më të komentuara të showbiz-it shqiptar.

Moderatorja e njohur ka qenë së fundmi e ftuar në emisionin “Pasditja ime” me Eraldo Rexhon, ku ka zbuluar disa të pathëna të jetës së saj.

Gjatë intervistës, Roza ka zbuluar se ka shumë raste kur me personazhet e njohur nuk shkon aspak mirë.

Madje sipas saj, disa prej tyre janë mosmirënjohës pasi në momentin kur ata kanë pasur nevojë ajo i ka ndihmuar, por kur arritën famën nuk donin t’ia dinin më.

“Ka pasur personazhe që nuk më kanë ardhur dhe unë i kam futur në listën e zezë, është e zezë sterrë. Kam edhe listën e mosmirënjohësve, ku janë artistët që deri tani kanë famë dhe kanë arrit diçka dhe kur kanë qenë në fillimet e tyre kam qenë e para që i kam marrë në intervista dhe i kam dhënë suport maksimal. Tani që janë bërë dikush nuk vijnë në emision, ndërkohë që dikur i kam dhënë krahë”, ka rrëfyer moderatorja Lati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat