Adelina Ismaili nominohet në 'Global Woman Summit 2019'

Mediale Vip

Adelina Ismaili nominohet në 'Global Woman Summit 2019'

Më: 1 maj 2019 Në ora: 12:54
Adelina Ismaili

Këngëtarja kosovare, Adelina Ismaili, është në garë për të fituar çmimin ‘Gruaja më me ndikim në Kosovë’.

Ajo është nominuar nga Samiti Global i Grave, (Global Women Summit 2019) për çmimin si ‘Gruaja më me ndikim në Kosovë’.

Në faqen zyrtare të këngëtares, janë publikuar edhe detaje të profilit të Ismailit në karrierën  e saj të gjatë muzikore.

Adelina Ismajli filloi të këndonte në një moshë shumë të re, duke u bërë një nga këngëtarët më me influencë në Kosovë e viteve të 90-ta.Ajo filloi të garonte në festivale të ndryshme të fëmijëve në territoret shqiptare, si Akordet e Kosovës, Festivali i Këngës për fëmijë në RTSH dhe shumë të tjerë. Gjatë viteve të adoleshencës, Adelina publikoi shumë këngë që flisnin për të drejtat e fëmijëve dhe jetën e adoleshentëve”, shkruhet ndër të tjera në   publikimin e “Global Summit of Women”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat