Bleona Qereti: Kam kontribuar në emancipimin e grave shqiptare

Mediale Vip

Bleona Qereti: Kam kontribuar në emancipimin e grave shqiptare

Më: 1 maj 2019 Në ora: 13:49
Bleona Qereti

Bleona Qereti gjithnjë sigurohet që të rrëmbejë vëmendjen sa herë paraqitet në televizion.

Bukuroshja shqiptare ka mbi dy dekada që është në skenë dhe ajo gjithnjë është siguruar që të jetë atraktive.

Në një paraqitje televizive të saj në Klan Kosova, Bleona tha se ajo u ka ndihmuar grave shqiptare.

“Unë kam dhënë kontribut dhe kam dhënë me shumë sukses. Unë u kam dhënë femrave shqiptare emancipim. I kam mësuar se ato duhet të jenë të forta dhe të ndihmojnë veten dhe jo të presin nga një burrë”, u shpreh Bleona.

Nuk është hera e parë që Bleona bën pohime të tilla sidomos pasi është ndarë nga bashkëshorti, Ganiu. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat