Halle Berry lëndohet gjatë xhirimeve

Mediale Vip

Halle Berry lëndohet gjatë xhirimeve

Më: 1 maj 2019 Në ora: 21:53
Halle Berry

Aktorja e Hollywood-it Halle Berry gjatë xhirimeve të "John Wick 3" pësoi një dëmtim të rëndë që u mendua se ishte një lëndim i thjeshtë në fillim, por disa javë më vonë ajo ndjeu dhimbje të forta pas të cilave përfundoi në spital.

Mjekët përcaktuan se Halle ka tri brinjë të thyera, të cilat rrezikojnë shëndetin e saj, pasi njëra nga brinjët preku në mushkëritë e saj.

"Nuk desha të zhgënjej kolegët", tha aktorja, e cila nuk dëshiroi të ndërpresë xhirimet, ndonëse ndihej keq pas lëndimit.

Aktorja edhe të nesërmen shkoi në xhirime, duke menduar se bëhej fjalë për një lëndim të thjeshtë, por dhimbjet nisën të përhapen në krahët dhe këmbët e saj. Vetëm kur e kuptoi se nuk mund të merrte frymë normalisht, vendosi të konsultojë mjekët.

Mbështetje aktores i dha kolegu i saj Keanu Reeves, i cili luan rolin kryesor në film. Reeves pasi kishte mësuar se Halle pësoi lëndim të rëndë, theksoi se aktorja është shumë e guximshme dhe profesionale, por për shkak të sigurisë së saj, ajo është dashur më herët të kërkojë ndihmën e mjekut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat