Bebe Rexha performon në eventin e organizuar nga Michelle Obama

Mediale Vip

Bebe Rexha performon në eventin e organizuar nga Michelle Obama

Më: 1 maj 2019 Në ora: 23:48
Bebe Rexha

Nën patronatin e Michelle Obamas është roganizuar "College Singing Day".

Kremtimi i “College Singing Day” është pjesë e një fushate që Obama e filloi në vitin 2014 si përpjekje për të inkujaruar studentët për të ndjekur arsimin e lartë.

Në këtë ngjarje edhe këtë vit morën pjesë studentë nga shkolla të mesme, ndërsa nuk munguan edhe performancat e emrave të njohur.

Bebe Rexha ishte artistja shqiptare që ishte e ftuar të këndonte në këtë event, e cila mahniti publikun me zërin e saj.

Kujtojmë se artistja po punon rreth realizimit të këngëve të reja.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat