Aksidentohet Bebe Rexha

Mediale Vip

Aksidentohet Bebe Rexha

Më: 2 maj 2019 Në ora: 22:46
Bebe Rexha

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, sot ka pësuar një aksident.

Bebe Rexha përmes një postimi në Instagram  ka bërë të ditur se sot ka pësuar një aksident me veturë.

Ajo njoftoi fansat se nuk ka pësuar ndonjë lëndim, vetëm se ky aksident ia solli ndër mend atë se jeta është e bukur.

Image

“Kisha një aksident me veturë sot. Të gjithë janë mirë. Vetëm më bëri të kujtoj sa e bukur është jeta”, ka shkruar këngëtarja.

Për ndryshe, Bebe Rexha është shumë aktive me projekte muzikore dhe koncerte në mbarë botën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat