Liam Hemsworth e do një shtëpi plot me fëmijë me Miley Cyrus

Mediale Vip

Liam Hemsworth e do një shtëpi plot me fëmijë me Miley Cyrus

Më: 3 maj 2019 Në ora: 00:19
Liam Hemsworth me Miley Cyrus

Liam Hemsworth dëshiron një shtëpi plot me fëmijë me Miley Cyrus.

Aktori 29 vjeçar në një intervistë për revistën “GQ Australia” ka folur për martesën e tij, planet familjare dhe shumë gjëra të tjera.

“Një ditë”, ka thënë ai kur ka folur për krijimin e familjes me bashkëshorten e tij 26 vjeçare.

“Atëherë kur ne të mos kemi kaq shumë qen në shtëpi. Ne nuk mund ta sjellim një foshnje në shtëpinë tonë tani. Por, një ditë – kur ne ta ndjejmë se është koha e duhur. Megjithatë nuk besoj se tani është momenti”.

Çifti janë të rrethuar nga shumë kafshë pasi ata kanë shtatë qen, dy derra, shumë kuaj dhe mace, por Hemsworth shpreson se një ditë ata do të jenë të rrethuar nga shumë fëmijë.

“10, 15 ose ndoshta 20”, ka thënë ai si me shaka për numrin e fëmijëve që dëshiron t’i ketë.

Derisa fëmijët nuk janë në planet e afërta të Hemsworth dhe Cyrus, çifti ka kaluar nëpër shumë ndryshime vitin e kaluar derisa aktori australian ka thënë se “ishte një vit plot tension”.

Ata kanë humbur shtëpinë e tyre nga zjarret që e kishin përfshirë Kaliforninë derisa e kishin kurorëzuar dashurinë e tyre vetëm një muaj më pas.

Pas një eksperience kaq të dhimbshme për ta, çifti nuk e kishin parë asnjë arsye për të pritur që t’i thonë “po” njëri-tjetrit.

“Isha 18 vjeçar kur e kam takuar Mileyn. Ne u dashuruam shumë shpejt dhe kishim një lidhje shumë të fuqishme qysh prej fillimit. Mendoj se e dija gjithmonë se ajo ishte e duhura, ndonëse ne nuk kishim planifikuar të martoheshim së shpejti”.

“Kur kalon një eksperiencë kaq emocionale me dikë, të bën të ndihesh shumë më afër me njëri-tjetrin. Ne ndiheshim sikur e kishim humbur një pjesë shumë të madhe të jetës tonë dhe donim që të krijonim një pjesë të re në jetën tonë. Ishte diçka shumë e bukur që po vinte pas një situate të tmerrshme. Do të ndodhte një ditë, por mendoj se ne e shpejtuam pak”.

Cyrus dhe Hemsworth kurorëzuan dashurinë e tyre në muajin dhjetor të vitit 2018.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat