Rita Ora uron ikonën e muzikës për çmimin e fituar në ‘Billboard music awards’

Mediale Vip

Rita Ora uron ikonën e muzikës për çmimin e fituar në ‘Billboard music awards’

Më: 3 maj 2019 Në ora: 13:33
Rita Ora

Rita Ora me një mesazh për fituesen e çmimit ‘Ikona e muzikës’.

Rita Ora përmes një video ka shfrytëzuar rastin ta uroi Mariah Carey për çmimin e fituar.

Në videon e publikuar Rita shprehet: Nuk besoj që një artiste e meriton më shumë se ti këtë çmim. Nuk je ikonë vetëm e Billboard, por edhe e imja. Shihemi në Londër.

I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi nga Mariah e cila thotë se shqiptarja i ka kthyer buzëqeshjen përsëri.

“Ju më kthyet buzëqeshjen e madhe në fytyrën time. Suksese në turne dhe shihemi së shpejti”, ka shkruar ajo në llogarinë personale në Twitter.

Rita Ora po vazhdon koncertet e saja në kuadër të promovimit të albumit ‘Phoenix’. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat