Skena të nxehta para të vëllait; aktorja e “Game of Thrones” rrëfen vështirësitë e xhirimeve! 

Mediale Vip

Skena të nxehta para të vëllait; aktorja e “Game of Thrones” rrëfen vështirësitë e xhirimeve! 

Më: 3 maj 2019 Në ora: 14:43
Emilia Clarke

Seriali “Game of Thrones” po cilësohet si një ndër prodhimet më të ndjekura të të gjitha kohërave. Aktualisht në platformën Netflix po shfaqet sezoni i tretë dhe i fundit, dhe fansat e këtij seriali ndjekin ethshëm çdo episod.

Aktorja Emilia Clarke ka rrëfyer së fundmi vështirësitë që ka hasur gjatë xhirimeve të skenave intime, duke qenë se në produksion punon edhe i vëllai i saj, të cilit i duhet të ndjekë ‘live’ çdo skenë seksi që Emilias i duhet të realizojë.

E pyetur se si është të punosh me vëllain dhe se si i përballon dyshja këto momentet e sikletshme gjatë xhirimeve, aktorja u shpreh:

“Kam qenë në siklet. Im vëlla punon në departamentin e kamerave në xhirimet e këtij seriali. Bëj çdo gjë që ai të dalë nga dhoma kur kemi xhirime të tilla…”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat