Reperit shqiptar ia hakojnë faqen, ky është reagimi i tij

Mediale Vip

Reperit shqiptar ia hakojnë faqen, ky është reagimi i tij

Më: 4 maj 2019 Në ora: 14:14
Capital T

Reperit Capital T ia kanë hakuar faqen zyrtare në Facebook.

Capital T në llogarinë e tij zyrtare numëron mbi 417 mijë ndjekës, por së fundi ka rënë pre e një sulmi kibernetik.

Personat që ia vodhën faqen reperit po postojnë gjëra që nuk kanë të bëjnë fare me të, andaj Capital T ua bëri me dije të gjithëve që faqja nuk është tani në duart e tij.

“Faqja ime e Facebook-ut është hackuar dhe ne jemi duke punuar ta kthejmë sërish, të gjitha lajmet idiote të publikuara, nuk janë publikuar nga unë apo stafi im”, ka shkruar reperi.

Për ndryshe, “Hookah” titullohet projekti i fundit nga Capital T, këngë kjo e shoqëruar edhe me videoklip. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat