Ronela Hajati ka disa kohë që përflitet në faqet rozë se po shijon një histori dashurie me këngëtarin Young Zerka. Por ata thonë se janë miq të mirë.
Megjithatë, këngëtarja ftoi fansat që ti bënin pyetje dje në Instagram. Një prej tyre dëshironte të dinte se si duhet të jetë takimi perfekt me Ronelën.
"Plazh, zjarr, muzikë, alkool", shkruajti këngëtarja duke nënkuptuar se kështu mund t'i vjedhë zemrën një mashkull.
Nuk dihet ende nëse Ronela e ka përjetuar një moment të tillë me Zerkën apo mbetet në dëshirat e saj për ta realizuar me partnerin.