Amal ia ndalon George Clooneyt ngasjen e motoçikletës

Mediale Vip

Amal ia ndalon George Clooneyt ngasjen e motoçikletës

Më: 4 maj 2019 Në ora: 16:12
Amal dhe George Clooney

Amal Clooney ia ka ndaluar bashkëshortit të saj George t’i ngasë motoçikletat dhe skuterët pas aksidentit të tij të frikshëm në Itali vitin e kaluar.

Ylli i “Ocean’s Eleven”, i cili i mbush 58 të hënën, u hospitalizua në korrikun e kaluar, kur një automobil hyri në korsinë e skuterit të tij, ndërsa ky po shkonte në punë në Sardenjë për ta filmuar serinë e tij të ardhshme të Hulu, “Catch-22”.

Përplasja bëri që aktori të hidhet mbi xhamin e automjetit, duke e thyer xhamin para se të hidhet në ajër dhe të zbresë në rrugë.

Fatmirësisht, George shpëtoi me lëndime të lehta, por ndodhia a fundit ishte e mjaftueshme për bashkëshorten e tij të brengosur, avokaten e të drejtave të njeriut Amal, që t’ia ndalojë atij që ta ngasë motoçikletën përsëri.

"Nuk më lejohet të ngas motoçikleta", e pranoi Clooney në ngjarjen e Hulu në New York City të mërkurën.

"E pësova një aksident vërtet të keq. E godita një njeri në shpejtësi prej 110 km në orë, me motoçikletën time. Kështu që me kaq përfundon, nuk ka më motoçikleta".

Reagimi i ashpër i Amal ndaj përplasjes e frymëzoi bashkëshorten e partnerit producent të George, Grant Heslov, që ta aplikojë të njëjtën ndalesë ndaj bashkëshortit të saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat