Pasi i vodhën 500 mijë dollarë në shtëpi, reperi dënohet me 8 muaj burg

Mediale Vip

Pasi i vodhën 500 mijë dollarë në shtëpi, reperi dënohet me 8 muaj burg

Më: 4 maj 2019 Në ora: 19:20
Soulja Boy

Reperi i njohur Soulja Boy është dënuar me 240 ditë (8 muaj) burg dhe 265 ditë shërbim ndaj komunitetit pasi theu lirimin me kusht.

Të martën u mbaj seanca gjyqësore ku reperi, emri i të cilit është DeAndre Cortez Way u dënua për armatimin që u gjet në shtëpinë e tij.

Kujtojmë se kur ishte në paraburgim duke vuajtur dënimin për shkeljen e lirimit me kusht, shtëpia e tij në Los Anxhelos u grabit.

Sipas TMZ, hajdutët vodhën bizhuteri që kushtojnë rreth 500 mijë dollarë dhe sende të tjera me vlerë. Një kujdestar në shtëpinë e reperit telefonoi policinë për të denoncuar grabitjen ku përfshiheshin vathë, orë dhe kasaforta e tij me 100 mijë dollarë brenda.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat