Ndjekësja akuzoi se fsheh barkun në foto pas lindjes, reagon Elita Rudi

Mediale Vip

Ndjekësja akuzoi se fsheh barkun në foto pas lindjes, reagon Elita Rudi

Më: 4 maj 2019 Në ora: 23:44
Elita Rudi

Në fotografinë e fundit të publikuar, Elita Rudi ka pasur ‘debat’ me ndjekësen.

Elita Rudi së fundmi në llogarinë e saj në Instagram ka shfaqur trupin e saj që duket mjaft në formë pas lindjes së foshnjës.

Në fotografinë e publikuar ajo akuzohet nga një ndjekëse se kinse po mundohet të duket perfekte duke fshehur ‘stretch’.

Në atë imazh të postuar nga Elita, ndjekësja i shkruan ”E paska mbulu barkun. Nje nënë e re duhet te jetë krenare dhe stretch marks (lëkura e varur) dhe barkun që nuk bie menjëherë pas lindjes. Jo të dukesh gjoja perfekte.”

Ndërsa Elita ia kthen “Postoj edhe video në InstaStory e dashur mos ma mbaj dertin…nuk kam stretch marks (lëkurë të varur) po siç po e sheh e kom vijen e zezë që ndryshe në anglisht quhet Linea Nigra. Përndyrshe, sjom as afër përfektes… jom kshtu qysh jom nëse nuk ndihesh mirë ose spo të japi energji te mirë të lutem veq ma bon unfollow leht e ki!”. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat