Paris Hilton dhe Kim Kardashian së shpejti në një bashkëpunim

Mediale Vip

Paris Hilton dhe Kim Kardashian së shpejti në një bashkëpunim

Më: 5 maj 2019 Në ora: 09:58
Paris Hilton dhe Kim Kardashian

Paris Hilton paralajmëroi projektin e saj më të ri muzikor me Kim Kardashian.

Kënga që bën bashkë dy ikonat e dy gjeneratave showbiz-i amerikan, ka një titull shumë provokues:

“Të pasmet e shoqes sime të ngushtë”, siç la të kuptohet Paris në poshtëshkrimin e videos së postuar në Instagram.

Pak ditë më parë, Paris postoi në Instagram njoftimin se po bënte audicione për videon e këngës “My best friend’s a**”, duke zbuluar se produksioni ishte një bashkëpunim me producentët e njohur Dimitri Vegas dhe Like Mike.

Sot, Paris  zbuloi në Instagram  prapaskenat e videos, ku ajo dhe Kim shfaqen të veshura njësoj, me fustane ngjyrë argjendi, ndërsa thonë se po përgatisin diçka surprizë, transmeton lapsi.al.

Nuk është hera e parë që Paris Hilton provon muzikën. Në kohën kur emri i saj pushtonte mediat dhe programi i saj televiziv me situata reale “Jeta e Thjeshtë” ishte më i komentuari, trashëgimtarja e rrjetit të famshëm të hoteleve Hilton publikoi disa videoklipe, ndër të cilat më i suksesshmi ishte “Nothing in this world”.

Pasi bota u rrotullua dhe asistentja e saj Kim Kardashian i zuri vendin si vajza më e përfolur në planet,  Paris Hilton kishte vendosur tashmë të tërhiqej disi nga jeta tejmase publike dhe t’i dedikohej një karriere si DJ, duke marrë pjesë madje në disa festivale të njohur të muzikës elektronike.

Por as për Kim Kardashian, nuk është hera e parë që shfaqet në një video muzikore.

Në 2011-ën, ajo publikoi videon “Jam (Turn it Up)”, një këngë me ritme dance që me thënë të drejtën, nuk pati ndonjë sukses madje, pak mund ta mbajnë mend.

Historia e miqësisë mes tyre nis shumë vite më parë, me nisjen e reality show-t ku Paris u bë e famshme, “The Simple Life” (Jeta e Thjeshtë). Aty, Kim shfaqet si asistente personale e Paris Hilton-it duke e ndihmuar të bëjë pazar apo të përzgjedhë garderobën.

Ndër vite, ka patur shpesh aludime për grindje, por Kim dhe Paris kanë treguar se gjërat shkojnë më së miri mes tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat