Një fansi të Game Of Thrones i është ndaluar shikimi i serialit të famshëm televiziv pasi e dashura e tij xheloze thotë se aty ka shumë gra cullak e shumë c*ca.
Edhe kjo grua nisi ta këqyrte këtë seria që ka arritur rekordet këtë javë dhe ishte surprizuar kur kishte parë masën e madhe të pamjeve të grave cullak.
Ajo i kishte shkruar me tërbim të dashurit të saj duke i thënë “Kurrgjë s’paska aty përveç c*cave”, dhe më pas e kishte akuzuar se po e shihte serialin veç shkaku që t’i këqyrte ato, përkthen nga The Mirror.
Ai i mohoi këto akuza nga e dashura, duke shtuar se “nuk i ngrihej nga ato gjëra”.
Gruaja e kishte mohuar se ishte xheloze në serialin, por veç në gjokset e grave.
Ai ia kishte përkujtuar gruas se ajo e kishte shtyrë që ta këqyrte filmin “Magic Mike” duke e akuzuar më tej për standarde të dyfishta. Kjo kishte bërë që çifti në fjalë të mos fliste, dhe i dashuri ta postonte problemin në Reddit.