Festë të madhe ka sot nutricionistja Diola Dosti-Baftiu, kjo është arsyeja

Mediale Vip

Festë të madhe ka sot nutricionistja Diola Dosti-Baftiu, kjo është arsyeja

Nga: N.Sh Më: 5 maj 2019 Në ora: 17:22
Diola Dosti-Baftiu

Sot një vit më parë, nutricionistja e mirënjohur shqiptare, Diola Dosti, u bë nënë për herë të tretë. Ajo solli në jetë vajzën e quajtur Gjurma. Duket se Gjurma menjëherë pas lindjes u bë e famshme për shkak të kërcimit që Diola bëri, vallëzimit 10 minuta para lindjes, një video kjo e cila u bë virale. Pastaj u bë e njohur nga gjidhënia publike që bëri në një televizion live në Shqipëri. Jo vetëm kaq, por Diola shpesh herë ka shprehur fjalë të ndjera nisur nga presioni i shoqërisë shqiptare për të patur një djalë.

Ashtu sikurse çdo nënë, Diola sot festoi ditëlindjen e vajzës në një aheng familjar, organizuar nga Floëerdecor. E pyetur nga redaksia jonë se si ndihet Diola këtë ditë dhe cili është mesazhi i saj, ajo u shpreh:

Image

“Sot nuk është ditë e veçante vetëm për faktin që Gjurma mbushi një vjeç, por sot pata kënaqësinë të jem në mes të njerëzve që i dua me zemër, në mes të miqve që përherë kanë qenë në krahun tim, në të mirë e në të keq. Sepse miqtë janë familja që ne zgjedhim të kemi.

Kurse vajzat janë motivi im, janë forca ime, janë arsyeja qe unë nuk dorëzohem, janë dashuria që nuk shuhet kurrë. Dhe për njerëzit që ‘kërcasin pushkën’ vetëm kur lindin djem, mund të them që më vjen keq për mendësinë e reduktuar që i karakterizon!”.

ImageGjurmes i urojmë të behet dhe 100 vjeç kurse Dioles, nuk guxojmë t’i themi: “Ishalla me një djalë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat