Keisi gdhend në trup situatën aktuale të saj dhe të Stresit

Mediale Vip

Keisi gdhend në trup situatën aktuale të saj dhe të Stresit

Më: 6 maj 2019 Në ora: 10:35
Keisi dhe Stresi

U bënë disa muaj që reperi i njohur Arkimed Lushaj (Stresi) vazhdon të të qëndrojë në burg, ndërkohë që partnerja e tij Kejsi mban të informuar ndjekësit me informacione për marrëdhënien e tyre në mungesë të tij.

Përveç dedikimeve që ajo i bën herë pas here atij, lidhja e tyre ka qenë edhe më e fortë këtë periudhë, që çifti po përjeton një marrëdhënie në distancë, ndërsa Kejsi ka treguar se ajo është një nga mbështetjet më të mëdha të reperit.

Gjithashtu Keisi është shumë aktive në rrjetin social Instagram dhe ditën e djeshme ka bërë një dedikim shumë prekës për bashkëshortin e saj.

Image

Ajo ka gdhendur në trup në formë tatuazhi një dedikim për situatën në të cilën ndodhen aktualisht ato.  

 “Edhe kjo do të kalojë”, ka shkruajtur në tatuazh Kesi ku vihet re dhe varësja e saj me shkronjë A që është gërma e parë e emrit të vërtetë të Stresit.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat