Charlize Theron zbuloi se Rihanna e kishte shqetësuar për ditëlindje

Mediale Vip

Charlize Theron zbuloi se Rihanna e kishte shqetësuar për ditëlindje

Më: 6 maj 2019 Në ora: 13:48
Charlize Theron

Aktorja e njohur zbuloi në shfaqjen e fundjavës së Seth Meyers se këngëtarja nga Barbadosi e kishte shqetësuar gjatë ditëlindjes së saj.

Në fakt, Charlize dhe Rihanna ndajnë të njëjtën publiciste Amanda Silverman.

"Gjithmonë kam menduar se më ka dashur shumë", tha Charlize, duke shtuar se ajo gjithmonë do të dërgonte një SMS për ditëlindjen e saj. Me rastin e një ditëlindjeje të saj, ajo shkroi vetëm:

"Gëzuar..." dhe as nuk u përpoqën ta shkruanin fjalën "ditëlindje" deri në fund”, tregoi Charlize.

Rihanna ishte mezi duke pritur për t’i zbuluar Charlize se ajo kishte marrë për ditëlindje një porosi shumë më të bukur dhe personale nga Amanda.

"Klienti im i preferuar", i shkroi ajo dhe këngëtarja u përgjigj se ajo do ta vendoste mesazhin në këmishën e saj dhe do t’ia dërgonte Charlize, gjë të cilën ajo më në fund e bëri.

“U ndjeva mrekullueshëm”, foli  me sarkazëm aktorja në një emision talk. Ajo shtoi se ndihej e nderuar nga fakti se Rihanna e bindi ndihmësen që të dilte dhe të bëjë një këmishë të diskutueshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat