“Kisha më merak nderin se interpretimin!”, Manjola Nallbani tregon momentin e sikletshëm në skenë

Mediale Vip

“Kisha më merak nderin se interpretimin!”, Manjola Nallbani tregon momentin e sikletshëm në skenë

Më: 6 maj 2019 Në ora: 17:00
Manjola Nallbani

Një ditë më parë, këngëtarja e mirënjohur Manjola Nallbani ishte e ftuar në “E Diell”, ku foli për prapaskenat e festivaleve ku ajo ka marrë pjesë.

Gjatë intervistës, Manjola tregoi publikisht një situatë e cila për hir të së vërtetës tingëllon mjaft e sikletshme.

“Më ishte kapur njëherë ora te fundi i fustanit dhe unë që kishe me merak nderin se interpretimin, nuk ngrija dorën që të interpretoja, por mbaja fustanin. Nuk duhet të na dilte këmba më shumë seç duhej”, tha Nallbani.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Prapaskenat e festivaleve të @manjolanallbani në #ediellnetopchannel @topchannelalbania @fjoralba.ponari ?

A post shared by E Diell ☀️ (@ediell_topchannel) on

Gjithëashtu, këngëtarja e njohur tregoi edhe disa detaje nga koncerti i saj recital, i cili pritet të mbahet më datën 16 maj në Katedralen Orthodokse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat