Michelle Obama uron çiftin mbretëror për lindjen e djalit

Mediale Vip

Michelle Obama uron çiftin mbretëror për lindjen e djalit

Më: 6 maj 2019 Në ora: 21:31
Meghan Markle, Princ Harry dhe Michelle Obama

Ish-Zonja e parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Michelle Obama, mezi pret të takojë djalin e Dukës dhe Dukeshës së Sussex, i cili erdhi në jetë pak orë më parë.

“Urime, Meghan dhe Harry. Barack dhe unë jemi shumë të emocionuar për ju dhe mezi presim ta takojmë atë”, ka shkruar ajo në Twitter.

Djali i çiftit mbretëror ende nuk ka emër, pasi siç tha Princi Harry, nuk kishin kohë të mendojnë për ndonjë emër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat