Wanda Nara flet për fotografitë intime me Icardin

Mediale Vip

Wanda Nara flet për fotografitë intime me Icardin

Më: 7 maj 2019 Në ora: 00:59
Wanda Nara dhe Icardi

Wanda Nara dhe Mauro Icardi morën vëmendjen me fotografitë intime që i shpërndanë në rrjetet sociale.

“Fotografitë e realizuar bashkë me Icardin? Janë thjesht punë, asgjë më shumë”, ka qenë komenti i gruas së futbollistit në një prononcim për Tiki Taka.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Shooting with @mauroicardi ?? #working Thanks for having us

A post shared by Wanda nara (@wanda_icardi) on

“Fotografitë janë realizuar bardh e zi, pa ndonjë referencë apo mesazh”, ka sqaruar menaxherja e argjentinasit.

“Unë punoj me Instagramin, jeton me këto poza dhe Mauro nuk e ka problem… Ne nuk e zgjedhim kohën kur i publikojmë fotografitë, megjithatë janë edhe dy tjera që do t’i publikojmë”, ka thënë ajo.

Duke iu përgjigjur disa komenteve në Instagram, Wanda është shprehur: “Vetëm ai (Icardi) mund ta thotë nëse është i lumtur, ndërsa unë e bëj atë që e bën të lumtur. Mos harroni se ai i bën zgjedhjet, ju siguroj se ka pak meshkuj të vërtetë si ai”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat