Kim Kardashian e ëmbël si ‘karamele’, në Met Gala 2019-të, tregon linjat e përsosura!

Mediale Vip

Kim Kardashian e ëmbël si ‘karamele’, në Met Gala 2019-të, tregon linjat e përsosura!

Më: 7 maj 2019 Në ora: 11:40
Kim Kardashian

Të hënën, Kim Kardashian mori pjesë në eventin që mbahet çdo vit ‘Met Gala’.

Ajo kishte veshur një fustan mahnitës me ngjyrë karameleje që veçoi trupin e saj tejet të formësuar.

Ylli i ‘Reality Show’, arriti në Muzeun Metropolitan të Artit në qytetin e Nju Jorkut  bashkë me bashkëshortin e saj, reperin Kanye West.

Kim, fustanin e ka punuar te dizajneri Thierry Mugler ku tregoi se atë e ka përfunduar për tetë(8) muaj.

Bukuria e flokëve të errëta si dhe pamja e lagësht e flokëve u kuptua se ishte pjesë e vizionit të përgjithshëm të Thierry për Kim.

Kim, tha se fustan kishte një “korse të përshtatshme“, e cila i theksonte copëzimin e saj të mjaftueshëm dhe belin e saj të vogël.

KK, vuri në dukje flokët e shkurtër me kaçurrela.

Image

Ndërkohë, Kanye zgjodhi një xhaketë prej 42 dollarë të firmës ‘Dickies‘.

Raper 41-vjeçar,  përshtati veshjen me çizme dhe me pantallona.

‘Met Gala‘,  është fondi vjetor për Institutin e Kostumeve të Muzeut Metropolitan dhe është ngjarja më e shkëlqyeshme dhe ekskluzive në kalendarin e modës së Nju Jorkut.

Met Gala, i njohur formalisht si Benefit i Institutit të Kostumeve, gjithmonë udhëhiqet nga një ekip i famshëm me performancë të lartë dhe këtë vit nuk është përjashtim.

Image

Ngjarja udhëhiqet nga ylli i yjeve dhe aktorja e momentit Lady Gaga, ylli i tenisit Serena Williams dhe këngëtari Harry Styles, së bashku me dizajnerin e Gucci Alessandro Michele dhe, si gjithmonë, redaktori Vogue Anna Wintour.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat