Dhurata prestigjoze që i bëri Kate-it mbretëresha për tetëvjetorin e martesës së saj me William!!!

Mediale Vip

Dhurata prestigjoze që i bëri Kate-it mbretëresha për tetëvjetorin e martesës së saj me William!!!

Më: 7 maj 2019 Në ora: 16:31
Kate Middleton

U bënë tetë vjet që kur Kate Middleton lidhi kurorë me princin William, duke u bërë dukesha e Kembrixhit. Mbretëresha Elisabetë e uroi personalisht nusen e nipit të madh dhe këtë e bëri duke I ofruar asaj dhe një dhuratë mjaft prestigjoze: e ka caktuar Dame Grand Cross të Royal Victorian Order (GCVO).

Lajmin e konfirmoi Buckimgham palace, e ndonëse tingëllon ca si shumë e komplikuar, në fakt kjo konsiderohet dicka mjaft e madhe. Ky është një nderim I rangut të lartë, një formë kalorësie e dhënë personalisht nga monarkja për “ shërbime ndaj sovranes“.

Si titull, është krijuar në 1896 nga mbretëresha Viktoria, për të “ falenderuar personalisht e për të nderuar personat që e kanë ndihmuar drejtpërdrejt, ose e kanë përfaqësuar denjësisht në mbarë perandorinë. “.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat