Këto fotografi tregojnë se Atifete Jahjaga nuk po lëshon pe sa i përket elegancës

Mediale Vip

Këto fotografi tregojnë se Atifete Jahjaga nuk po lëshon pe sa i përket elegancës

Më: 7 maj 2019 Në ora: 17:46
Atifete Jahjaga

Atifete Jahjaga edhe këtë herë shfaqet elegante teksa po vazhdon misionin e saj për fuqizimin e gruas.

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga pasi është kthyer nga Amerika, ku ka mbajtur një fjalim në Kongresin Amerikan për gratë e dhunuara gjatë luftës në Kosovë, tashmë po vazhdon me aktivitetet e saj në vend.

Këtë herë ajo ka vizituar një universitet në Kosovë, me stafin ndërkombëtar të të cilit ka biseduar për edukimin si mjet për fuqizimin e grave dhe rëndësinë e ndërkombëtarizimit të edukimit. 

Ndërsa ajo që vërehet është se Jahjaga ka shkuar në këtë takim me një dukje fantastike, veshja e të cilës gjithmonë bie në sy për të mirë.

Veshjet e Atifetes vazhdimisht po e shfaqin atë si një grua elegante, kurse as këtë herë ajo nuk ka harruar të vendosë detajin për të cilin tashmë njihet, një karficë në veshjen e saj.

Këtë herë veshjes me ngjyrë vjollcë i ka shtuar një karficë ari në formë gjethi.

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat