Pas suksesit të djeshëm nga ‘Met Gala’, Mario ka disa fjalë posaçërisht për Kim Kardashian

Mediale Vip

Pas suksesit të djeshëm nga ‘Met Gala’, Mario ka disa fjalë posaçërisht për Kim Kardashian

Më: 7 maj 2019 Në ora: 22:26
Kim Kardashian dhe Mario

Mbrëmjen e kaluar, Kim Kardashian shkëlqeu me ‘look-un’ e saj në tapetin e kuq të ‘Met Gala’. Të gjitha motrat Kardashian ishin kujdesur të kishin një pamje të veçantë dhe të bënin që gjithë sytë të ktheheshin nga ato. Ajo çfarë i habiti në të njëjtën kohë të gjithë, ishte se ‘makeup-i’ i Kim ishte realizuar nga artisti i njohur me origjinë shqiptare, Mario.

Së fundmi ai ka publikuar në llogarinë e tij një foto të miliarderes së famshme bashkangjitur së cilës ka shkruar: “Faleminderit për të gjithë dashurinë që më keni dhënë pas mbrëmjes së djeshme. Në mënyrë të veçantë faleminderit ty Kim që gjithmonë ke besuar në vizionin tim”.

Menjëherë pas këtij postimi në llogarinë e tij kanë mbërritur urime nga më të ndryshmet për aftësitë e tij të mëdha dhe ‘look-un’ që realizoi për Kim Kardashian. Kujtojmë se pamja e 38-vjeçares ishte nga ato të cilat u komentua më së shumti mbrëmjen e djeshme, pasi tërhoqi vëmendjen maksimale nga të gjithë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat