Mashtruan çiftin me rreth 1 milion franga, vëllait të Loredanës i zbulohen foto të shumta me Ramush Haradinajn

Mediale Vip

Mashtruan çiftin me rreth 1 milion franga, vëllait të Loredanës i zbulohen foto të shumta me Ramush Haradinajn

Nga: Bota sot Më: 8 maj 2019 Në ora: 09:49
Disa foto e tregojnë Berat Zefin, vëllain e Loredanës, të akuzuar për mashtrim me rreth 1 milion franga, duke pirë shampanjë dhe duke bërë shqiponjën dy-kreanre me Ramush Haradinajn, kryeministër i Kosovës

Reperja e njohur nga Kosova Loredana Zefi, është arrestuar mbrëmë nga autoritetet zvicerane.

Lajmin e ka bërë të ditur mediumi zviceran “20 minuten”, i cili ka zbuluar se reperja e cila është e martuar me reperin nga Ferizaj Mozzik, dyshohet për mashtrim.

Në këtë histori është i përfshirë edhe vëllai i saj, Berat Zefi.

Loredana dyshohet për dëm financiar rreth 700,000 franga, kurse vëllai i saj, Berati për 200,000 franga të tjera, të shkaktuar ndaj një çifti zviceran rreth të 50-tave.

Paratë pretendohet të jenë marrë përmes vërjes në lajthitje, kanosjes dhe kërcënimit.

Çifti i ka dhënë para kesh vëllait të artistes vitin e kaluar për një çështje teksa më vonë është paraqitur në lojë Loredana.

Mediumi zviceran, në artikullin e kushtuar artistes nga Kosova, ka përmendur edhe emrin e kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj.

“20 minuten” ka publikuar fotografitë e vëllait të Loredanës, bashkë me Haradinajn, duke shkruar për lidhjen mes tyre.

Image

“Berati, vëllai i Loredanës, e paraqet veten në Instagram si një bon vivant në marrëdhëniet me qarqet e larta politike. Disa foto e tregojnë atë duke pirë shampanjë dhe duke bërë shqiponjën dy-krenare me Ramush Haradinajn, kryeministrin e Kosovës”, ka shkruar media zvicerane, përcjell Bota sot.

Haradinaj ka një marrëdhënie të ngushtë me Zvicrën.

Image

“Pas shërbimit të tij ushtarak, ai jetoi në Luzern për gati dhjetë vjet. Në vitet e '90 ai kishte kërkuar azil politik në Zvicër. Ai gjithashtu u bashkua me "Lëvizjen Popullore të Kosovës", një paraardhëse e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), në të cilën Haradinaj më vonë bëri karrierë”, ka shkruar “20 minuten”.

Loredana dhe vëllai i saj, pretendohet që paratë i kanë marrë përmes vërjes në lajthitje, kanosjes dhe kërcënimit.

Çifti i ka dhënë para kesh vëllait të artistes vitin e kaluar për një çështje teksa më vonë është paraqitur në lojë Loredana.

Image
Petra (52) dhe Hans Z. (53), çifti zviceran që u mashtrua nga reperja

Reperja ishte paraqitur me një emër të rrejshëm tek çifti, duke u thënë se do t’ua kthente paratë në mënyrë të ligjshme. Sipas asaj që raporton "20 Minuten", Loredana ishte paraqitur te çifti me emrin Anna Landmann si avokate 29 vjeçare dhe kinse ishte e bija e një avokati të njohur në Zvicër me emrin Valentin Landmann.

Kështu Petra Z. fillimisht ia kishte dhënë asaj 12 mijë franga zvicerane në një zarf, e më pas, dalë ngadalë feri në 700 mijë franga nën kërcënim dhe presion.

Image

“Kisha frikë nga ajo. Nuk e di se çfarë është në gjendje të bëjë ajo grua”, ka thënë Petra Z. “Na thoshte vazhdimisht t’i shlyejmë bisedat në rrjete sociale dhe na kërcënonin se nëse s’i ndiqnim instruksionet e tyre, s’do t’i merrnim paratë kurrë”.

Image

Petra thotë se madje ajo i kishte kërkuar të merrnin me qira vetura të shtrenjta, të tilla që as qeveria e Zvicrës nuk i posedon, ndërsa Loredana Zefi pasi e merrte veturën me qira, nuk e kthente asnjëherë në kohë. Megjithatë, e refuzonte të kishte vozitur një BMV dhe Porche mirëpo policia e kishin gjetur njërën nga veturat të parkuar në një garazh në aeroportin e Cyrihut dhe më pas vetura i është dorëzuar kompanisë qiradhënëse të njohur si Avis.

Po ashtu, Loredana e refuzonte të ketë vozitur këto vetura, por fotografitë e radarit e kanë kapur atë brenda makinës.

Image

Çifti madje deklaron se i kishin dërguar para Loredanës edhe në Prishtinë, nën kërcënim dhe lajthitje.

Bëhet e ditur po ashtu, se çifti dhe portali 20 Minuten, i kanë shkruar avokatit Valentin Landmann, dhe ai kishte thënë se Anna Lundmann ishte ish gruaja e tij, që dikur punonte për të.

Por pas këtij emri, fshihej Loredana Zefi, raporton 20 Minuten.

Image
Image
Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat