Gjendet i vdekur DJ i njohur

Mediale Vip

Gjendet i vdekur DJ i njohur

Më: 8 maj 2019 Në ora: 10:07
Foto ilustrim

DJ australian, Adam Sky u gjet i vdekur gjatë pushimeve në Bali.

Një DJ i njohur australian u gjet i vdekur pas gjakderdhjes masive nga një lëndim në një kompleks turistik në ishullin indonezian Bali, njoftoi policia të hënën, shkruan Page Six.

Në rrjete sociale qarkulloi një deklaratë, përmes së cilës është konfirmuar vdekja e tij, ku thuhej se ai vdiq teksa po përpiqej të ndihmonte një mik që pati thyerje të shumta të shtunën.

Policia indoneziane tha se ende po hetojnë vdekjen e DJ 42-vjeçar, i cili përdorte emrin skenik Adam Sky.

Në një raport policor të Associated Press thuhet se Neat pësoi prerje të thellë dhe të gjerë në krahun e tij, duke i shkaktuar kështu gjakderdhje masive.

Shefi i policisë lokale, Dody Monza tha se trupi i tij u gjet pranë një banjo, në dhomën e tij të gjumit nga dy shtëpiake në Hillstone Villa, ku DJ po qëndronte në Bali, pak minuta pasi e kishin dëgjuar teksa po bërtiste duke kërkuar ndihmë.

Thuhet se ai ishte i dehur pasi kishte thyer një dritare, por nga policia thanë se “Nuk mund të vijmë në përfundim nëse ishte me vetëdije kur e kishte thyer dritaren apo e goditi aksidentalisht”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat