Mediet e huaja: Dua Lipa dhe Rita Ora shmangën njëra-tjetrën në “Met Gala”

Mediale Vip

Mediet e huaja: Dua Lipa dhe Rita Ora shmangën njëra-tjetrën në “Met Gala”

Më: 8 maj 2019 Në ora: 10:27
Dua Lipa dhe Rita Ora

Dua Lipa dhe Rita Ora shmangën njëra-tjetrën në “Met Gala”, pasi grindja sekrete u bë publike.

Ato ishin dy nga mysafiret më glamuroze në listën e të ftuarve në “Met Gala”, të dyja dukeshin mahnitëse derisa kaluan në qilimin e kuq në Nju Jork, shkruan TheSun.

Por, prapa kësaj mund të zbulohet një grindje e fshehtë mes Dua Lipës dhe Rita Orës, të cilat kishin shkuar në të njëjtën shkollë në Mbretërinë e Bashkuar pasi u zhvendosën nga vendlindja e tyre, Kosova.

Image

Marrëdhëniet e tyre tashmë janë të tensionuara pasi ato shmangën njëra-tjetrën edhe në mbrëmjen e së hënës.

Një burim tha “Është turp, pasi të dyja ishin shumë afër dhe Dua foli se sa e admiron Ritën”.

“Dua madje tha se donte të ishte si Rita në të ardhmen. Por, tani gjërat kanë marrë kahje të kundërt dhe ajo po përpiqet të distancohet, ajo nuk po e bën këtë fshehtë në industri. Rita është e dëshpëruar për të shmangur kontrontimin, andaj ndryshoi rrugë për t’u siguruar që mos të takohet ballë për ballë”, shtoi ai.

Image

Sa i përket Ritës, ky burim theksoi se Rita shkoi në event me Marc Jacobs dhe Kate Moss, ku kaloi mbrëmje të paharruar, ashtu sikurse Dua, e cila ishte me të dashurin e saj Isaac Carew.

Kur Dua hyri në industrinë e muzikës më 2016, ajo u krahasua me Ritën sepse ato ndoqën shkollën e Teatrit Sylvia Young në Londër.

Por kur u pyetën rreth një miqësie në vitin 2017, Dua tha me zë të lartë: “Prindërit tanë e njohin njëri-tjetrin dhe e njohin motrën e saj.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat